Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Kete kend te blogut ia kushtoj tim eti, qe per fat te keq, sapo mora vesh qe ka thyer kemben dhe do rrije tre muaj ne allci! Sa me shume kalojne vitet ne emigrim, aq me shume i dua! Kam pershtypjen se kohen per te ndenjur me ta e kam konsumuar shume keq. Tani e kerkoj me qiri ate kohe, qe kam kaluar krejt e shkujdesur dhe moskokecarese per te vleresuar si duhet nje dhurate kaq te bukur, qe na falet ne nje moshe shume naive Gjithashtu edhe dy tre keshilla edhe per bebet tona, pasi ato rreth 3-4 muajsh duan nje vemendje te vecante per te shmangur reniet. 




Keshilla qe s'njohin moshe per te parandaluar rrezimet shtepiake.
Pra si cdo gje tjeter, qe une e konsideroj art, edhe mesimin e mosrrezimit e klasifikoj tek grupi i mrekullive te medha te botes ;-) 
Nje renie sado banale qofte mund te te modifikoje jeten tende ne menyre drastike duke kompromentuar jeten tende te perditshme, me shume sec mund te imagjinohet. Fjala vjen... me kete kohe krize, rrallehere ndodh te punojne te dy bashkeshortet dhe nese rrezohet e peson demtime ai qe punon...???  Vate mireqenia ;-) ose femijet tane kur jane te vegjel, sidomos periudha qe zgjat shume pak, 2-3 dite kur femija eshte shtrire dhe nuk leviz, deri kur papritur fillon te kthehet mbi siperfaqen e nderrimit te panolinit, mbi divan, mbi krevatin e prinderve ... e kush ka shembuj te tjere, le ti vere ;-)
BENI KUJDES! Sapo te ktheheni ne shtepi nga spitali asnjehere nuk duhet ta braktisni beben mbi siperfaqe te ngritura nga toka, sidomos gjate nderrimit te pelenave, kujtohuni te beni gati materialin e nevojshem per nderrim dhe pastaj ne fund merrni beben. Pra mos u largoni prej bebes deri sa te mbaroni pune!

Organizata boterore e shendetit me 2007-en ka dokumentuar se ne 10.000 te shtruar ne spital, 1,6-3% e tyre vijne ne spital me demtime te pesuara nga mbi gjashtedhjetevjecaret, si pasoje e nje rrezimi ne ambjentin shtepiak.
Nen driten e studimeve te niveleve nderkombetare qe provojne rendesine e ketij fenomeni, cdo rajon, cdo qytet,  vend apo shtet duhet tu jape me vete kete broshure, personave te demtuar kur dalin nga spitali, e cila permban keshilla sjelljeje dhe sigurie per ambjentin per te parandaluar rrezikun e renieve ne shtepi.

Rrezohemi ne cdo moshe
Aksidentet shtohen ne menyre proporcionale me moshen: nga 30% tek subjektet mbi te gjashtedhjetat, tek 50% i atyre te te tetedhjetave. Nje grua ne pese ka pesuar nje here te vetme frakture te kockes femorale si pasoje e renies. Osteoporoza eshte ne fakt shkaku i frakturave tek grate pas menopauzes. Me kalimin e moshes trupi organizmi redukton aftesite e tij motorike, prania e e shume patologjive dhe efekteve anesore te padeshiruara, kur bejme ne koken tone dhe marrim barna pa keshillimin me mjekun, apo thjesht faktore te shumte lidhur me ambjentin qe na rrethon dhe te gjitha keto ndikojne shume ne reniet ne moshe te shtyre. 

Pavarsia e te moshuarve tane eshte nje thesar i cmuar. 
Pas nje rrezimi kemi gjithmone tendencen te eleminojne levizjet apo spostimet. Perkundrazi, vetem duke vazhduar aktivitet e perditshme, me te cilat jemi mesuar gjithnje dhe duke vazhduar ti ndjekim ato si me pare, do te kemi mundesine per te ruajtur nje kualitet te mire jete. 

Transformohemi me kalimin e viteve. 
Duke u plakur behemi me te dobet dhe me te ndjeshem ndaj te papriturave:  nje grip ose nje pengese ne korridor mund te prishin ekuilibrin e perditshem. Te reduktojme rrezikun e renieve, do te thote te adoptojme nje stil jete aktiv dhe ta rregullojme shtepine tone ne menyre qe ta bejme me te sigurte dhe me praktike. Dhe mos harroni qe ne cdo rast, rrezimet jane ndodhi qe menjanohen!  
Ky paragraf me kujtoi kolonen zanore te filmit " Ne shtepine tone" Kushedi nga mu kujtua lol ....



Cfare mund te bejme per te shmangur rrezimet? 
Ndiq keta rregulla te thjeshte! 


Ushtroni aktivitet te rregullt fizik per te qendruar ne forme. Do te ule shume rrezikun e rrezimeve. Fig.1



Perdorni bastun te pershtatshem per gjatesine tuaj te trupit. fig.2.



 Mos u ngrini menjehere nga shtrati.fig.3.



Vishni kepuce te pershtatshme, me sholla te parreshqitshme dhe me thember te mbyllur. fig.4.



 Mos ecni ne erresire. Ndriconi me llampa te vogla gjithe shtepine. fig.5.



Limitoni marrjen e alkoolit. fig.6.



Mos hipni ne shkalle, stola, karrige te lavizshme. fig.7.



Perdorni llampa ne banje, ne dhomen e gjumit, neper shkalle dhe neper korridore.fig.8.



Gjithcka afer: Telefonin, syzet, objektet me perdorim te vazhdueshem duhet te jene lehtesisht te arritshme. Perdorni karrige, kolltuke me shpine jo shume te perkulur. fig.9.



Evitoni te kaloni dyshemene me dylle pas pastrimit te saj, ose evitoni ti lini te njoma dhe ngrini tapetet. fig.10. 



Mos ler dhe mos kalo fille elektrike mbi dysheme. Evito rremujen dhe objektet e braktisura perdhè. Ne prani te kafsheve shtepiakedhe (une si grua veterineri qe jam kam tre mace ne shtepi, nje peshk te kuq dhe nje kanarine, me takon e para te mbaj qen e mace jetime lool ) beni kujdes kur ata ju ngaterrohen neper kembe. Kam rrezikuar dhjetra here te bie tuc me beben time ne krahe dhe mallkimet qe ka marre Doli im s'besoj se i ka marre ndonje kafshe tjeter shtepiake ;-))) fig.11.



Instalo "doreza mbeshtetesedhe pika mbeshtetjeje ne banje, ne kabinen e dushit, dhe ne te dy anet e shkalleve. Brenda mundesive ne banje installoni mbulesa wateri me te larta! fig 12.



Eliminoni mobiljet qe nuk jane te stabilizuara. fig. 13.



NE RRUGE....

Installoni nje ndricim te pershtatshem jashte deres se hyrjes dhe ne kopsht ne rast se keni. fig.14 
 


Shmangni ecjen ne siperfaqe te parregullta, kini kujdes te madh shkallet, katet dhe shkallat e levizshme, ashensoret. fig 15


Kini kujdes automjetet ne levizje, per ti shpetuar atyre shpesh perpiqemi ti shmangim dhe humbim ekuilibrin. fig 16. 





DHE PER TA MBYLLUR FLISNI ME MJEKUN TUAJ.

Mos nenvleresoni shqetesimet e vogla: Tregojini mjekut nese e ndjeni koken t'ju vije verdalle, pra per marrje mendsh , kembe te dobeta, nese keni te perziera ose lekundje, nese nuk ndiheni mire ose keni shqetesime te shikimit dhe degjimit. fig.17





Ne rast se keni rene nje here tregojini mjekut per rrethanat dhe kujtohuni te merrni me vete te gjitha barnat qe perdorni. fig 18.



Ne rast reniesh ne Itali telefononi 118. 
Ne Shqiperi 112 dhe 991. (numra per tu verifikuar, jane te mirepritur ata qe dine me siguri numrat e urgjences ne Shqiperi te na shkruajne dhe do ti publikojme sa me shpejt te jete e mundur)


Ju pershendet Elda!

0 comments: