Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Sot s'desha te bej pis shume tenxhere! Dhe meqenese kam tre kater dite pa dale ke blogu dhe ja kam var cik trajsen vendosa, deri sa te flere Aida te shtoj nja dy tre receta qe gatova sot. Por sot gatova me te njejtet perberes si papen e goces ashtu edhe papen e babit dhe te mamit! 
Fillova sigurisht me papen e goces dhe ketu bejeni rregull pune, jepuni per te ngrene ne fillim bebave dhe pastaj merruni me me te medhenjte, femija do jete i ngopur dhe nuk do t'ju bezdise.
Ose te pakten keshtu ndodh shpesh. Po qau dhe eshte mesuar me vese aha s'ka zot qe ju del zot ahaaaaaaaaaaaaa! 
Perimet e sotme qe me ndodheshin ne frigorifer dhe mishi i pules tek linku i meposhte, me kane ngrene gjithe paraditen e sotme por per nja 10 vakte e kam vene ne terezi, nuk zjej mish, e nuk ther pula ;-)
Rezervat e mishit te pules per papat 5m+
Mora lengun e perimeve dhe kur filloi te zjente ne flake te ulet i hodha pastina "Fortune" (tempestina) si kokrra rere, 2-3 luge kafeje por masa e tyre rritet sipas moshes dhe oreksit te femijes. E leme te zjeje 2 minuta me lengun e zarzavateve. 


Pasi zjeu i bashkova bashke me pasaten e perimeve, qe mund ta kaloni ne griresen e perimeve ose ne mikser, por vetem perimet pa leng.


Nje racion nga pula qe pergatitem si ne linkun siper e nxjerrim nga frizeri dhe e leme te shkrije ne temperature ambjenti. 


I perziejme mire dhe shpejt me luge.


Pak vaj ulliri, dy luge te vogla te bebit. 


Dhe ja ku mori fund pjata e Aides poooor... i kisha bere hesapet pa hanxheshen time ...!
E kishte zene gjumi duke pritur keshtu qe mu desh te mbuloja papen (para dy ditesh mu desh ta perserisja papen nga e para, se vinte rrotull nje mize, keshtu qe sot e mbulova, para se te nisja papen e mamit dhe babit) per te pritur qejflien kur ti dilte gjumi! ;-)


 

Vura uje me kripe te trashe (nje grusht te vogel) per te zjere kur mori vale hodha makaronat e shkurtra, forma e tyre varet nga qejfi juaj, ose me sakte i mamit, se cfare preferon ai qe gatuan duhet te hane dhe te tjeret, kuptohet nese duan ta gjejne gati ahaaaaa, ne mos le te ngrihen e te gatujne vete njerezia ;-) 


 Hodha perimet e zjera pa leng, te perziera me vaj ulliri, djathe kackavall te grire holle, shume piper... 


I mbulova se miza po pelqente me shume ketej nga gjella e burrit sepse pervec makaronave me perime kisha bere edhe....

peshk... po une vdes per peshk ahaaaaaaaa 
E thjeshte fare... nje brez kripe te trashe si shtrat, peshkun pa i hequr lekuren siper, nje dore kripe te trashe si jorgan, hudhra te plota ne mes te peshkut, sperkat me vere te bardhe... dhe fap ne furre me grill per 10-15minuta. Me sallate jeshile dhe limon ... dreke per merak. ;-)


Mu ngrit gocaaaaaa!

Dhe meqenese une gjithnje ruaj dicka me teper ne rast se me vjen njeri, vdes kur me vijne mysafire pa lajmeruar, i kam mesuar dhe italianet te mos trokasin ke dera kur hyjne ahaaaaaaaaaaa sepse me duket vetja si ne Shqiperi.
Nje omlete me tete kokrra veze te fresketa, i theva ne nje tas qelqi, griva dy kungulleshka te njoma me rende (po te doni jepuni nje vale, une preferoj qe mos ti zjej, pra ju shihni e beni) pak mish pule ne rripa nga ai i frizerit pra nga mishi i goces, shume piper, kripe. Ne tigan me vaj ulliri ose gjalpe por ka shume kalori, keshtu qe me mire te perdorni vajin e ullirit. e skuqim per 5 minuta ne nje ane dhe e kthejme me ndihmen e nje kapaku te madh per ta skuqur edhe 5 minuta nga ana tjeter. Lereni te ftohet per 2 minuta (sipas deshires dy tre feta djathi qe shkrihet siper, me kapak) Servireni me sallate dhe feta domate, te prere si feta pize. ;-) 


                                                            Ju befte shendet e parè!


0 comments: