Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Si te lajme foshnjen pasi ka rene kordoni kerthizor?
Banja e foshnjes eshte nje zakon i perditshem: Mund te kryhet ne mengjes ose ne darke, perpara gjivaktit dhe ka efekte qetesuese te cilat favorizojne gju

Rrini te qeta mbi kete gje! Mund te ushqeni me gji pa asnje shqetesim: shumica e mjekeve gjinekologe e keshillojne fuqimisht dhenien gji gjate shtatzanise. Nuk ekziston asnje prove, se gjate shtatzanise dhenia gji sjell probleme, apo efekte negative tek bebi i pare, tek bebi ne bark, apo tek vete nena, gjithmone flasim per rastet kur shtatzania jone eshte e rregullt.


Ne fillim peshohet femija dhe me pas i jepet gjithmone i pari gjiri. Kur eshte zbrazur nga te dyja anet, si ne kete link
https://bebevogelushe.blogspot.com/2016/07/gjivakti-ushqimi-ekskluziv-me-gji.html?m=0 Femija peshohet prape, menjehere pasi ka pire gjirin  per te pare sa ka shtuar. Sasia e shtuar pra diferenca shenohet ne nje leter dhe shihet nga pas konfeksioni i qumeshtit artificial. Nese eshte njelloj shifra ne leter me sasine e mililitrave te qumeshtit artificial per moshen nuk i jepet me shtesa. Nese nuk ka pire akoma aq sa thote kutia e qumeshtit artificial, nga sasia e asaj qe duhet te pije (sasine e gjen pas kutise se qumeshtit artificial) zbritet shifra qe shkruar ne leter dhe e mbush biberonin me diferencen artificial. E di qe duket e komplikuar por eshte me è lehte te pergatitet sesa te shpjegohet. 😊 shpresojme tju kemi ardhur sadopak ne ndihme.
Para se te ndermerrni cdo nisme duhet te konsultoheni patjeter me mjekun pediater .


Na ishte se tani nuk eshte me. Tani eshte nje kosh i madh plehrash, ku nuk eshte aspak cudi te gjesh nga vethet e floririt deri tek karamelet e shkrira te konditura me llastiqe flokesh mbushur plot me qime floku 😁😂😂😂 Por canta e nje gruaja nuk ka qene gjithmone keshtu, jo aspak! Germimet arkeologjike deshmojne , se kur ishte 5 vjece canta e saj, rigorozikisht ngjyre e kuqe llustrafine ose maksimumi e bardhe debore nusesh 😊😊😍 (cila nga ne nuk e ka enderruar fustanin e bardhe, duke veshur carcafin dopio te mamit dhe babit dhe takat gjysma, qe mami i ruante ne dollap, vetem per "dite te mire", parfumosur me sapun "Lux" , po qe kur i binte radha ti vishte, nuk ishin me as per dite te zakonshme, per ti veshur, kur pinte kafen, ne ballkon, pasditeve me babin, aq shume i kisha perdorur fshehurazi) 😂😀😁😀😊 brenda saj gjeje karficat e flokut dylekeshe, he me ato te zezat, qe ishin aq te shpifura, sa i rregullonim me lule dele ne fund dhe kushedi cna dukej vetja 😁 , petalet e trendafilave, qe i ngjisnim me pershtyme, te thonjte dhe benim gjoja me xhel apo maniqyr permanent 😉, buzekuqin e mamit, qe na pinte e zeza, po ta na zbulonim ose po te spiunonte ndonje komshie te mami, e pashe gocen tate te lyer vesh me vesh, si majmun cirku 😊, sa mamit i ngriheshin nervat kacurrel dhe kerrciste dacka si ne Karadak (se ku binte ky Karadaku, as sot nuk e kam kuptuar, por kur permendej ne shpine tone, dihej boterisht, qe kur vinte babi ne darke, mami kishte per t'ia treguar nje per nje, tëk e tëk e tëk dhe do denoheshim tre ore ne halè, buke me pershesh me kos ne darke dhe shpejt gjume mos ta shoh me bojen..... kalaman mjalti 😂😁😂😁😂😁 ). Pastaj behemi 10 vjec dhe ne canten tone kemi futur bizhamat, per te fjetur te shoqja e ngushte, duke futur brenda gjithe gjerat, qe mami kishte harruar te na i vinte (medemek ato qe nuk na lejonte 😊😀😊 , nejse xhanem kot sa i fusnim, se kur kalonim te dera e shpise, qe ne shpine tone nuk quhej dere e jashtme, por quhej Dogana Mami, se te kontrollonte mami dhe mire qe ti hiqte, por haje prape nje dacke si ne Karadak 😀😁😀😊) Kalojme tani ne moshen e adoleshences, ku kishim degjuar per here te pare, qe mund te merrje nje numer te kalter, telefono azzurro, qe po te futi mami nje dacke si ne Karadak, ti e merrje dhe mami ishte e detyruar te linte ne cante minifundin, qe babi ta kishte ndaluar kategorikisht, e mjera ti po spiunoi komshia 😊😊😊 buka me pershesh me kos te dukej darke ne restorantet e Beverly Hillsit, e paarritshme, e shihje per nje jave, ne enderr gjelle pasanikesh 😀😁😂🤣. Gjithmone sipas deshmive arkeologjike pas shuuuuuuuuuuume vitesh pas adoleshences i binte qe te zbulonim Seksin (ver re: seksi per ne ishte camcakezi, qe fusnim ne goje, per te pastruar eren e gojes, qe te na puthte i dashuri.... prit mos u ngut, qe enderronim duke pare Azurren te Retequattro, se do na puthte, por qe ai i shkreti as nuk e dinte, qe duhej te na puthte, vaj medet sa kemi hequr, kur lagnim ne lot jastekun nga zhgenjimi) ne canten tone gjeje sic thame camcakezin per eren e gojes, po gjenim dhe mamin duke pershtyre dhe ferkuar duart, qe i hanin nga dacka e Karadakut 😊😀😊😁😁😁😂😁 , rimelin qe nuk dinim ta vinim, disa shoqe te mia mbanin penelin...... dhe ju premtoj qe dinin ta vinin.... une edhe sot nuk mesova dot, por ne cante e kisha, e sigurt si vdekja, 😊😀😂😁 E keshtu keshtu, ec e ec e ec mesuam te lyheshim, te ndiqnim moden, te fshihnim ne cante cigaret qe shiteshin te hapme, ndonje liber a fletore, kontrolloheshim cdo mengjes ne Dogane dhe ne darke dacka Karadaku....... derisa nje dite te bukur...... 6 dite me vonese!!! Oj nëne, oj nëne dackat e Karadakut me dukeshin dy flete kampi ne Karaibe, shoqeruar nga cunat e Baywatchit 😀😁😂🤣 .....! Pra nga canta hidhen fshehurazi ne banje tualetrat dhe futen testet e shtatzanise, telefoni Nokia, per te folur naten me te dashurin, jo per biseda seksi, joooooooo😊😀😁😂🤣 per t'i thene kur do vish te flasesh me babin. Dogana ne ato vite ishte transferuar te dera e banjes, duke hetuar me mire se ata te shikut: kjo cupe c'do me cante ne halè!!! 😊😁😂😀 Re shtatzene? Canta ka karamele me mente, byrzylyket, camcakezat per te perzierat dhe te vjellat, dokumentat e gjinekologut, letrat e lagura, koka ne banje dhe dora ne cante....!😁😂🤣😀 pastaj aty nga fundi i 7 muajve tek e imja gjeje nga pica e futur ne qese deri tek copa e pastermase, qe ta ka blere per qejf gjyshi i ardhshem 😊😀😁😂🤣 qe ka kaluar si me magji nga rrethi i 7 i ferrit, kur mori vesh per shtatzanine e cupes, ne qiell te 7 per ardhjen e nipit apo mbeses se pare 😁😂😁😂🤣. Dhe per ta mbyllur se une deri ketu kam arritur: Biberon, Celesa makine, Celesa shpie Celesa makine loder te Maseratit, qe ia ka blere papi, Qime Camcakeza Panolina Dizinfektante Bluza Pantallona Karamele te shkrira e te pashkrira Telefon jo Nokia, na jane shtuar pordhet me kete Ajfonin e fundit 😊😁😂🤣🤣😂🤣😂. He mos kini merak heret a vone do rriten! Do rriten me do rriten, por shpresoj te kene leke per te paguar babysitterin, se keshtu si po vene punet canta do jete deri ne fund e niperve dhe mbesave. Zot na jep durim, pa te tjerat rregullohen! 😊😁😂🤣😂😁😂🤣 Po s'u rregulluan....... s'rregullohen më ! Beni nje pershesh me kos dhe mblidhni mendjen! Ose canten! 😁😂🤣😁😂🤣😁😂🤣
Keta femijet tane s'kane farë dhembshurie..., vdes mami neper filma, keta te mite bejne dasem! Ose me sakte kane dhembshurine e kaloresit pa koke. Ulemi bashke te shohim filmat vizatimorë, qe me thene te drejten vetem per babin duan t'ia dine, per mamin qe banon nje kat me poshte, ajo le te vdesi ajo 😊. Marrim nje shembull: mami i Nemos iken qe ne fillim te filmit dhe s'ka asnje shenje ne kujtesen e spektatoreve. Iken si per dhjame qeni, kur i thone nje fjale dhe te kthesh koken nga ne, kur shohim vdekjen e mamës se shkrete, une shtrydh shamite njeperdorishme, cuni me gocen time mbllacitin nje nga nje kokoshkat ne goje, duke i hedhur lart dhe duke mi perplasur buzet mas veshit tim, per te me dhene bezdi 😁😁😁. Nuk po permend vdekjen e mames se Bambit, qe kur shfaqej ne ekran, ne shtepine time behet dasem, qeshin me mamin, qe ka ngelur para ekranit, si idiote, duke iu dridhur buza e poshtme dhe thone hajde ti bejme nje foto mamit tani ne keto moment, ta veme te faqja dhe te marrim shume llajke, poooooòoo kercen mbi divan e vogla, ti baajme nje foto mamit, je gjeni lali....! 😊😊😊😊 Me thoni nje film vizatimor ju, ku producentet "vdesin" babin .... gjalle ne bote, vetem mamin. 😊😂😁 Kush mi kush? Mbreti Luan? Ah po, ok... mire e the mbreti Luan. Kur jepet ky film mos kujtoni, se qajne keta te mite, naçkat, prape dasem bejne 😊😊😊😊. Une qaja me gulce, ata benin gezuar me goten e Coca Cola-s . 😊☺😁😂 Mire me filmat vizatimorë, qe nuk u dridhet qerpiku, po as me macen, qe para ca kohesh, desh ktheu patkonjte, nga dielli nuk u erdhi gjynah 😊😁 une qaja, duke e ferkuar, ata te dy pershperisnin njeri tjetrit: po iku mica ne qiell,cfare qeni do marrim. Une them pastor gjerman, jo me mire Aski. Joooo, pastoriiiiin thashe, askiiiiii, se une jam me i madh, se ty. E pa macja e shkrete, qe po i jepnin nje te shtyre ne gremine, ne vend qe ta terhiqnin dhe i vuni detyre vetes, te kthej shendet une, se keta me cojne per dhjame qeni.... u be qiqer prape dhe tani ta shohesh , me e re se une, sa nganjehere me duket, se une do iki ne ate bote, para maces😂😂.
He ba ngordhi? pysin si me thene, he bab do porosisim pica sot? 😱😨😂😁. Kur ishim te vegjel ne vertet u shkulnim krahet pilivesave, fluturave, helikoptereve, po te pakten i organizonim varrimin duke qare gjithe kalamajte e lagjes sone dhe na vinin per qokë edhe ata te lagjes tjeter. Keta te mite hic ska film ne bote, qe ti bejne te qaje, jo vetem qe nuk qajne po tallin edhe te ndenjurat me mua: o maaaaaa hajde qaj, se po vdes Mufaza..... ose o maaaaaaa hajde frikesohu se doli shtriga e Borebardhes 😊😞🤔😁😁😁😁😁😁. Ndjeshmeria medemek 70 grade nen xero. 😊😁 Nuk e di se sa vjec fillon e zhvillohet ndjeshmeria, po me sa shof une, as kur te iki ne ate bote nuk do qajne keta te mite.... do vene muziken time te preferuar, keshtu si po perhapet kjo dreq mode sot. Mire muzike do vene, po nuk eshte se do vene muzike klasike, duke ditur qe kalamajte e mi e dine shume mire kë kenge ve mami ne makine dhe e ve gjithe udhetimin me mijera here: vamos alla playa oo ooo oh . Meqe jam nene dhe nuk dua ti shoh femijet e mi te trishtuar, kurre ne jete, e pranoj te iki duke i pare te qeshur zemrat e mia: Vamos alla playa oo ooo oh! 😊😁😁😁😁😂😂😂😎😎😎😎😎😂💆‍♀️💆‍♂️
Pershendetje si jeni?
Ne qofte se mundeni te me postoni kete teme qe une doja ta ndaja me ju e te marr mendime.
Une jam shtatzene e kam djale mirepo kam gjetur nje emer e kam lodhur ka dy kuptime por disa me thone s'na pelqen, disa i vecante thone.
Mua nuk me pelqejne emra greke nuk me pelqejne por kam marre nje fjale greke (Ilio) dthm diell dhe dy shkronja nga familja (Se) dhe me doli Seilio.
Dthn mua me pelqen me shume te lidhja dicka me jeten, yllin, henen ose diellin dhe e bera greqisht ilio dhe dy shkronja nga familja nuk edi po s'ju pelqen me thoni ndonje emer.
Faleminderit!
Pershendetje nena!
A ju ka ndodhur qe testi i shtatzanise te dale negativ por ju te jeni shtatzane nderkohe?
Faleminderit!